Arbana bën deklaratë publike “Të dua”. Xhemi Shehu e ngacmon për Eduartin

Arbana Osmani, një ndër moderatorët e dashura për publikun ndodhet tashmë në Paris. Mbrëmjen e djeshme ajo bëri lidhje direkte nga stadiumi, ku u luajt sfida Francë-Shqipëri dhe duke i suprizuar të gjithë. Në kryeqytetin francez, mësohet se Arbana është bashkë me regjisorin Eduart Grishaj, që përflitet si partneri i saj.

“Të dua Paris”, shkruan moderatorja krahas fotos së bërë në kryeqytetin francez.

Pas këtij dedikimi, shoqja e saj e ngushtë Xhemi Shehu ka bërë komentin ngacmues. Ajo i shkruan Arbanës se “ta ka qarë foton Parisi”, duke e thumbuar për Eduartin. Nga ana e saj, Arbana nuk ka kthyer përgjigje, duke e kaluar në heshtje komentin.