Arrestohen 3 punonjës të sigurisë në Portin e Durrësit

Policia ka arrestuar tre punonjës të sigurisë në Portin e Durrësit.

Mësohet se arrestimet kanë ardhur me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ende nuk dihet motivi dhe emrat e të ndaluarve por burime nga policia bëjnë me dije se ky operacion është në vijim.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë në Portin e Durrësit u bllokuan në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, 11 kg heroinë, e fshehur në mjetin tip Opel me drejtues shtetasin Agim Sylejmani, banues në Zvicër.

Droga u zbulua nga shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë.