Përrallorë, gazeta britanike përfshin dy liqenet shqiptare si ndër më të bukurit në botë

Gazeta e njohur britanike “Daily Mail” ka bërë një artikull për disa nga bukuritë natyrore më fantastike dhe të pakrahasueshme. Vetëm përmes fotove na duket si në parajsë, liqenet dhe lumenjtë, jo t’i shohësh nga afër.

Në një artikull “Daily Mail” ka publikuar listën e liqeneve më të bukur në të gjithë botën.

Mes shumë liqenesh në botë shihen edhe dy liqenet e njohur shqiptarë, Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël.

“Me një shtrirjeje nga Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia Prespa e Madhe dhe e Vogël janë ndër liqenet më të lashtë tektonikë në Europë.

Mbi 1 milionë vjeçar ata të ofrojnë një arratisje të veçantë. Në këtë zonë ka shpendë të rrallë, të cilët janë në zhdukje si për shembull, Pelikani i madh Dalmat”, shkruhet ndër të tjera në shkrimin e “Daily Mail”