Dënimi i Tahirit, ambasadori Soreca komenton vendimin vetëm me një fjali

Pas vendimit të djeshëm të gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit të BE Luigi Soreca.

Si një ish-prokuror kam nevojë që ta shoh të plotë vendimin e gjykatës në mënyrë që të jap një koment”, kjo ishte e vetmja fjali e ambasadorit të BE-së në vendin tonë teksa u pyet nga ana e gazetarëve për dënimin e Saimir Tahirit me 3 vite e 4 muaj shërbim prove.

Komenti për çështjen Tahiri u bë nga ambasadori në fund të një aktiviteti nga INSTAT për regjistrimin e popullsisë.

Kujtojmë se Gjykata e dënoi me 5 vjet burg Tahirin vetëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Dënim ky i reduktuar në 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ky dënim do t’i konvertohet në 3 vjet shërbim prove.