Denoncimi: Drejtori i Burgut ‘tapë’ në timon, përplas kalimtarin te vijat e bardha, i plagosuri rëndë në spital

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Durrësi, i cili shkruan se drejtori i burgut të Shkodrës në gjendje të dehur ka plagosur një kalimtar nte vijat e bardha.

Sipas denoncuesit, kalimtari është vëllai i tij dhe ka qenë duke kaluar te vizat e bardha në momentin që është përplasur nga makina.

Ai shton se drejtori ka qendruar vetëm për 5 orë në komisariat dhe është lënë I lirë ndërkohë që vëllai ndodhet në gjendje të rëndë.

POSTIMI I PLOTE I ISH-KRYEMINISTRIT SALI BERISHA

Narkodrejtori i pire i perplas qytetarin tek kalonte rrugen ne vijat e bardha.
Qytetari gjendet rende ne reanimacion.
Narkodrejtori qendroi vetem 5 ore ne komisariat dhe tani vazhdon detyren!
Mesojeni o qytetare, ne narkoshtet po te shtypen me makine narkohorrat, ata nuk denohen. Ligji per ta eshte thjeshte leter e vdekur. sb

Zoti sali berisha une qe po te shkruaj jam nga ishmi durrsi ,, dite e markure ne oren 10 te darkes me ka perplasur makina vellane ne tirane ,, kur vellai ime ka qene duke kaluar rrugen ne viza e bardha .. personi qe e ka ka goditur eshte drejtor i burgut shkoder i pire ai ka qendruar vete 5 ore ne rajon dhe e kan lene te lire vella im eshte ne gjendje te rende ju lutem ku ta gjeje te drejten pasi behe dhe presjone te ndryshem ndaj neve faliminderit.