Djali i Dr. Florit mbush 5 vjeç, Ermali tregon ëndrrën që ka parë këngëtari

Danieli, djali i Dr. Florit mbush sot 5 vjeç. Në ditën e tij të ditëlindjes, djali i këngëtarit të ndjerë ka marrë urime të shumta. E ëma e tij, Blerina i ka kushtuar një mesazh të ndjerë urimi vogëlushit në instagram, aty ku ka postuar edhe një foto të Danielit.

“Danieli 5 vjeç. Gëzuar ditëlindjen shpirti ime! Të duam shumë shumë”, shkruan ajo.

Por poshtë fotos, një koment ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ka qenë Ermal Mamaqi, mik shumë i ngushtë me Dr. Florin, që ka treguar një nga ëndrrat që ka parë Dr. Flori që para se Danieli të vinte në jetë.

“Gëzuar Danielooooooo. Një ditë t’i do bësh diçka të madhe. Babi jot e ka parë në ëndërr, para se ti të lindje”, shkruan ai.

Dr. Flori është ndarë nga jeta pak vite më parë.