Dritan Zagani tallet keq me dënimin e Tahirit: Lali Eri qenke kodosh, tu shtua dhe një punonjës vullnetar

Mbrëmjen e djeshme, pas një seance maratonë, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri me 5 vite burg, të cilat u konvertuan në 3 vjet shërbim prove.

Pas këtij vendimi, ka ardhur dhe reagimi i Dritan Zaganit, ish shefi i antidrogës në Fier, i cili tashmë ndodhet në azil jashtë Shqipërisë , ku shkruan se tashmë kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj iu shtua dhe një punonjës vullnetar.

“Ju shtua dhe një punonjës vullnetar Bashkisë Tiranë! Lali qenke vërtet kodosh!”, shkruan Zagani në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg, e sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove. Për këtë vendim ai u shpreh se ishte qesharak.