E rëndë/ E zë poshtë makineria prerëse, humb jetën magazinieri në minierën e Spaçit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në minierën e Spaçit në Mirditë, ku mësohet se ka ndërruar jetë një 47-vjeçar.

Bëhet me dije se viktima është magazinieri A.P, i cili është zënë poshtë në një presë metalike në ambientet jashtë minierës.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Rreth orës 09:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar pa shenja jete shtetasi A.P. vjeç 47, banues në Fan – Mirditë, me funksion magazinier në Minierën e Spaçit në Mirditë, i cili dyshohet se duke punuar në ambientet e jashtme të minierës, është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.