E shkeli apo jo Meta Kushtetutën? Flet eksperti i Komisionit të Venecias: Idetë i kemi të qarta, raporti më 11 tetor

Ka përfunduar pak minuta më parë takimi i delegacionit të Komisionit të Venecias me Komisionin Hetimor.

Ky takim pati në fokus shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Drejtuesi i delegacionit të Komisionit Kaarlo Tuori, u shpreh pas përfundimit të takimit se tashmë ata e kanë një ide nëse presidenti e ka shkelur Kushtetutën dhe në 11 tetor do të japin raportin përfundimtar.

“E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 Tetor”, tha ai.