Eskortë me 30 makina dhe limuzinë të blinduar 1.5 mln $, ky është presidenti më i mbrojtur në botë

Presidenti më i mbrojtur në botë padyshim është ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Eskorta e tij përbëhet nga 30 makina, e udhëhequr nga limuzina e blinduar me vlerë 1.5 milionë dollarë.

Limuzina e famshme e presidentit të SHBA ka një armaturë me trashësi 12,7 cm, 5 shtresa xhami të papërshkueshëm nga plumbi, dyer me trashësi mbi 20 cm që mbyllen automatikisht në rast të një sulmi kimik, armë zjarri, goma KEVLAR dhe rripa çeliku që mund të drejtojnë me funksion të plotë edhe nëse gomat çahen.

Rezervuari i karburantit është i izoluar, kështu që nuk mund të shpërthejë ose rrjedhë.

Brendësia ka rezervuarin e vet të oksigjenit vetëm në rast urgjence kimike.

‘Bisha’ ndiqet nga 30 makina të tjera, që nga makina pilot, makina e inteligjencës artificiale, e deri tek ambulance.