Fenomenale, Shqipëria fiton me Islandën

Shqipëria ka fituar sonte me Islandën 4-2 në ndeshjen e zhvilluar sonte në “Elbasan Arena”. Për kuqezinjtë ndeshja e sotme nuk ishte thjeshtë, pasi islandezët barazuan 2 herë, por në fund Roshi dhe Cikalleshi vunë poshtë islandezët, duke mos iu dhënë asnjë shans.

Dy golat e parë për Shqipërinë u shënuan nga Dermaku dhe Hysaj.

Me këtë fitore Shqipëria shkon në kuotën e 9 pikëve, vetëm 3 më pak se Islanda e vendit të tretë.