FOTOT/ Ceremonia buzë detit. Jonida dhe Besniku thonë “PO”

Një ceremoni e bukur buzë detit ka qenë ajo, ku u celebruan në martesë aktorja e njohur Jonida Vokshi me Besnik Krapin. Çifti ka kurorëzuar lidhjen disa vjeçare në  prani të të afërmve dhe miqve.

Fotot nga ceremonia tregojnë Jonidën si një nuse të thjeshtë, me një fustan të bardhë të ngjitur pas trupit, me flokë të krehura drejt dhe pak grim. Ndërsa Besniku duket i veshur me një kostum ngjyrë blu.

Çifti u celebrua nga këngëtarja Elvana Gjata, e cila është shoqe e ngushte e Jonidës.