Ish-eskorta e luksit tregon se çfarë duan meshkujt në shtrat

Ajo ka qenë në industrinë e seksit për 6 vjet dhe ka kaluar kohë me një numër jashtëzakonisht të madh meshkujsh. Sot 44-vjeçarja Samantha, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Goff ka zbuluar se çfarë dëshirojnë më shumë meshkujt gjatë kohës së qëndrimit në shtrat.

“Meshkujt janë shumë egoistë. Sapo zbulojnë pikat e dobëta në një femër i shfrytëzojnë ato për të treguar një superioritet edhe në këtë aspekt. E shfrytëzojnë këtë në maksimum dhe kjo i kënaq më shumë se çdo gjë tjetër”, tha 44-vjeçarja, që tetorin e vitit të shkuar hoqi çizmet e lëkurës së eskortës dhe i është përkushtuar rolit të këshillueses së jetës në çift.

“Një gjë është shumë e rëndësishme për femrat. Nëse ju arrini të eksploroni trupin e dikujt tjetër, nuk ka asnjë arsye si të mos e bëni me tuajin. Si mund të kërkoni një orgazmë nga një mashkull, kur nuk e dini ju më parë”, tha Samantha, shkruan shqip. Më herët ish-eskorta e njohur australiane ka debatuar për kritikat se një femër që punon në industrinë e seksit është një nënë e keqe.

“Nëse një grua punon si striptiste, punonjëse seksi, kërcimtare apo pornostare nuk është asnjëherë një nënë e keqe, për këtë ju siguroj. Kush abuzon apo vret fëmijët është një nënë e keqe, jo një nënë që sakrifikohet për t’i ushqyer fëmijët”, u shpreh Samantha.