Ja sa pasuri la artisti me famë botërore dhe kush e trashëgoi

Vetëm pak muaj pas vdekjes së reperit të famshëm Mac Miller ndahet pasuria e tij.

Artisi i njohur ose ndryshe ish-i dashuri i këngëtares Ariana Grande, ndërroi jetë para disa muajsh për shkak të mbidozës së fentanilit, kokainës dhe alkoolit në moshën 26 vjeçare.

Sipas mediave të huaja pasuria e të ndjerit është vlersuar dhe është ndarë mes miqve dhe familjarëve. Pasuria neto e këngtarit arriti në rreth 11.3 milionë dollar, sipas dokumenteve të pasurive, raporton TMZ.

Sipas burimeve prindërit dhe vëllai i tij, Miller Mccormick, do të marrin shumicën e pasurisë, ndërsa miqtë e tij të ngushtë do të marrin shumë nga gjërat personale të reperit.