Keni plane për sot? Hidhini një sy parashikimit të motit para se të nisni ditën

Ditën e sotme priten reshje të dobëta shiu në të gjitha qarqet e vendit.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë dhe Elbasan priten reshje lokalisht mesatare.

Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që te ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 29 °C

në vendet e ulëta: 20 / 31 °C

në vendet malore: 16 / 26 °C.

ERA

Sot era do të fryjë e lehtë deri mesatare.