Kërkoi hetim për rrugën e Arbrit, kompania padit Sonila Qaton: Po favorizojnë dikë tjetër

Kompania “Gjoka Construction”, cila po kryen punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit ka reaguar ashpër ndaj Autoritetit Rrugor Shqiptar, që kërkoi hetim për këtë vepër infrastrukturore. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, kompania bën të ditur se do të padisë drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato për prishje me qëllim të imazhit.

“Gjoka Construction” ka mohuar të kenë të kenë paraqitur të dhëna false për të fituar tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, që është ‘loti 7′, që u anulua nga ministrja e Infrastrukturës, Balluku.

Kompania akuzon se hetimet e nisura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, kanë si qëllim favorizimin e kompanisë e “Ircop” S.p.a Degë e shoqërisë së huaj, për të cilat nuk i kursyen akuzat.

Cdo aludim mbi dokumentacionin e tillë si Formular Vleresimi, Situacion përfundimtar punimesh dhe Akt kolaudimi të paraqitur në tender nga Gjoka Konstruksion sha, i cili paraqet të dhëna të rreme e të pasakta është i pavërtetë, i njëanshëm, i mbajtur nga njërëz besnik të zj Qato, të cilët me devotshmëri dhe pa profesionalizëm i kanë shërbyer drejtorit të ARRSh duke hedhur baltë mbi ne si shoqëri për qëllimin e vetëm, kualifikimin e një ofertuesi të regjistruar 1 muaj përpara shpalljes së tenderit me ofertë mbi 500 milion lekë më të lartë.

Për koiçidencë “Ircop” S.p.a Degë e shoqërisë së huaj sipas QKB rezulton se datën e regjistrimit të degës së saj në Shqipëri e ka më datë 09.05.2019 çfarë na bën të dyshojmë se shtyrjet e fatit të tenderit kanë qenë pikërisht për t’i dhënë kohë kësaj kompanie për të plotësuar kriteret dhe në objekt të veprimtarise së saj sipas QKB është “Aktivitet në fushën e ndërtimit”.

Pas verifikimit të Statutit të kësaj shoqërie kemi konstatuar se nuk është e licensuar në projektim ndaj kemi patur pikëpyetjet tona se si do ta siguronte projektimin e këtij objekti, dhe si e kish garantuar ARRSh se plotësonte kriteret e kualifikimit për projektimin, kur nga sistemi rezultonte të ishte operator i vetëm në këtë garë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Kujtojmë që një ditë më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkoi nisjen e hetimit për kompaninë “Gjoka Construction”, pasi sipas këtij institucioni, kjo firmë ka paraqitur të dhëna fiktive, për tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, që është ‘loti 7’ dhe që u anulua nga Balluku.