Kim Kardashian shpërthen në lot, mëson se vuan nga sëmundja e pashërueshme

Ajo është një nga femrat më seksi, më të bukura e më të komentuara në botë.

E mesa duket asgjë nga këto nuk e bën që të jetë e paprekshme nga sëmundjet.

Kim Kardashian u pa e përlotur këtë javë në emisionin e saj pasi zbuloi se vuante nga sëmundja e sistemit imunitar, lupus.

Lupus është një sëmundje që prek femrat (mbi 90% e pacientëve) dhe që e bën trupin të mos mbrohet dot nga viruse e sëmundje të ndryshme që qarkullojnë.

Skuqjet e vazhdueshme të lëkurës së fytyrës, sidomos në diell, dhe ndjesitë e vazhdueshme të plogështisë, dhimbjes së kyçeve, janë disa nga shenjat kryesore.

Për Lupus nuk është zbuluar ende ndonjë shërim, por mund të mbahet nën kontroll nëse ndiqet një regjim i kujdesshëm gjatë gjithë jetës.