Kosovë e mrekullueshme, i shënon gol Anglisë që në minutën e parë

Ka nisur me emocione të forta përballja Angli Kosovë, teksa janë shënuar dy gola të shpejtë që në 10 minutat e para.

Goli u shënua që në fillim të ndeshjes pikërisht nga dardanët. Valon Berisha shënoi pas një gabimi në mbrojtën e Anglisë në sekondën e 50-të.

Ekipi i Kosovës vazhdon të habisë me rezultatet e arritura.

Por, Anglia ka reaguar menjëherë. Stërling barazoi shifrat 1:1, pasi shënoi në minutën e 8 të takimit.