Kujtim Gjuzi ndryshon ‘look’, imiton Ramën në veshje dhe pret flokët si djalë i ri (FOTO)

Deputeti Kujtim Gjuzi ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e mediave me ‘lookun’ e tij karakteristik klasik.

Por mesa duket ai ka vendosur të bëjë një ndryshim në stil, ku nga kërpucët serioze me majë dhe ora “Atlantik” ka kaluar në një stil më sportive.

Në programin “Procesi Sportiv” Gjuzi ka dalë më atlete, kostum blu dhe kravatë të kuqe.

Po ta shohim me kujdes, ky kombinim është shumë i përdorur nga kryeministri Rama, pothuajse një kopje e stilit të veshjes së tij.

Gjithashtu Gjuzi na ka lënë pa fjalë dhe me prerjen e flokëve në stilin djaloshar.

Ai është qethur gjysmë qeros, duke sfiduar kështu moshën dhe të gjithë të rinjtë.