Lamtumirë dhimbje, vjen tamponi me marjuanë! Çfarë duhet të dini për të

Vjen zgjidhja për problemim numër një të femrave. Tampax marjuana quhet produkti, që i vjen në ndihmë femrave, një produkt që qetëson dhimbjet menstruacionale. Është prodhim i kompanisë amerikane Foria, e cila çdo ditë e më shumë po njeh interesin e gjithë grave, që përjetojn ciklin me dhimbje.

Ky lloj tamponi është ideal për maksimizimin e relaksimit të muskujve dhe forcimin e vetive lehtësuese të dhimbjeve të periodave, falë përbërjes së kanabisit, por pa pasur efekte psikotrope. Bima e marjuanës ka një sërë përfitimesh që nga kohërat e lashta dhe ajo është përdorur si një ilaç natyral për të lehtësuar simptomat e dhimbjeve gjatë ciklit menstrual. Karakteristikat e fuqishme medicinale të bimës të kombinuara me teknikat moderne të nxjerrjes për të standardizuar pastërtinë dhe fuqinë garantojnë të gjitha gratë për një përvojë të sigurt dhe të arritshme për të lehtësuar simptomat e bezdisshme të ciklit menstrual.

Ky tampon përmban një përzierje të veçantë të THC-së dhe CBD-së, kanabinoide të famshme për muskujt relaksues dhe lehtësimin e tensionit dhe ngërçeve të trupit. Përmes përdorimit të tamponit këto veti antispazmatike dhe lehtësuese të dhimbjes veprojnë direkt në zonën e prekur dhe japin lehtësim të menjëhershëm.

Për momentin, tampax shitet në Shtetet e Bashkuara e vetëm në Kaliforni dhe Kolorado, me shpresën që tregu do të zgjerohet edhe më shumë në Evropë, e mbarë botën. Deri atëherë do të na duhet t’i durojmë edhe pak dhimbjet.