Majlinda Bregu kthehet pas në kohë, kujton vuajtjet e komunizmit vetëm me një fotografi

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka kujtuar vitet e komunizmit vetëm me një fotografi, duke bërë që të gjithë personat që e kanë jetuar atë kohë të kujtojnë vitet e periudhës më të errët që ka kaluar Shqipëria.

Bregu ka postuar në rrjetet sociale fotografinë e një peshoreje, e cila tregon se në atë kohë ushqimet ishin të limituara dhe me racion.

Pas këtij postimi të ish-ministres , të gjithë personat që kanë të njëjtën moshë me të, ose më të mëdhenj janë kthyer pas në kohë duke rikujtuar vitet e komunizmit dhe vuajtjet që shoqëruan atë kohë.