“Mos harroni” 8 vite nga vrasja mafioze e gjyqtarit Konomi, gazetarja: Mafia si përherë ia doli mbanë, asnjë i dyshuar

Gazetarja e njohur e kronikës Anila Hoxha ka rikujtuar ditën e sotme atentatin mafioz që iu bë gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, i cili mbeti i vrarë 8 vite më parë pas një shpërthimi me eksploziv të vendosur në makinën e tij.

Hoxha shkruan se ende deri më tani nuk ka asnjë emër, asnjë të dyshuar dhe asnjë pistë për krimin e rëndë.

“Mos harroni”, 8 vite nga vrasja e tmerrshme e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Mafia ia doli mbanë si përherë, të varrosë jo vetëm gjyqtarin, por edhe dosjen e tij. Asnjë emër, asnjë i dyshuar, asnjë pistë”, shkruan Anila Hoxha.

NGJARJA

Skerdilajd Konomi u ekzekutua në mënyrë makabre me një shpërthim në qendër të Vlorës në vitin 2011. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon në bulevardin Vlorë-Skelë. Gjykatësi Konomi, 33 vjeç, baba i dy fëmijëve, gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa krimi shkaktoi një tronditje të fortë në publik, për ashpërsinë e ekzekutimit, si dhe mesazhi që u përçua nga krimi. Prokuroria e Krimeve të Rënda mori menjëherë në dorë hetimet dhe ndonëse kanë kaluar 8  tri vite, ende dosja vijon të mbetet pa autor. Një nga pistat kryesore të vrasjes së Konomit, mbetet çështja e pronave që paraardhësit e 33- vjeçarit zotëronin në Hamallaj të Durrësit.