Njihuni me 5 filmat e ndaluar për t’u parë në të gjithë botën!

Pavarësisht kastit të mirë të aktorëve që mund të ketë një film, apo investimit të harxhuar për bërjen e këtij filmi, jo të gjithë filmat priten mirë nga publiku, madje për disa prej tyre ndodh krejt e kundërta.

Shumë filmave i ndalohet transmetimi për shumë arsye të ndryshme, të cilat mund të jenë fetare, erotike, mund të përmbajnë skena dhune brutale e shumë arsye të tjera.

Ekzistojnë shumë filma në botë të cilat janë të ndaluara për audiencën, dhe njerëzit nuk e kanë idenë për krijimin e tyre.

Lista që do t’ju tregojmë përbëhet nga 5 filmat më të famshëm të ndaluar në të gjithë botën, kjo gjë do të thotë që edhe pse të ndaluara, njerëzit gjithsesi e kanë gjetur një mënyrë për ti parë.

1- A clockwork orange ( 1971)

Një film i krijuar në 1971 nga Stenley Kubrick, i cili ka në qëndër të tij një kryetar mafioz, i arrestuar nga policia, të cilin shteti e dërgon nëpër terapi psikologjike, për tu rehabilituar dhe për të ndryshuar mendjen e tij. Filmi tregon në mënyrë të detajuar skena të cilat janë shumë të dhunshme të tipit tortura njerëzore, vrasje e të tjerë.

Në vitet 2000, gati 20 vite pas krijimit të tij, Stenley Kubrick, vendosi ta rishfaqë filmin e ndaluar në Amerikë, në kinematë Angleze.

2- Cannibal Hoolocaust (1980)

Ky film i krijuar në vitet 1980, flet për një pedagog të universitetit të Neë Yorkut, i cili shkon në pyjet e Amazonës për një punë kërkimore. Në Amazonë, pedadogu takohet me disa fise të vjetra autentike, të cilat kryenin tradita kanibale.

Filmi paraqet akte dhe skena të llahtarshme, por përveç ketyre producenti i filmit Ruggero Deodattou arrestua për disa vrasje të kryera gjatë xhirimeve të filmit. Filmi i tij është përkohsisht i ndaluar në 50 vende të botës.

3- Fat Girl (2001)

Filmi francez i quajtur Vajza e Shëndoshë, është një film shqetësues, i cili të fut ankth dhe mendime të errëta kur e shikon. Kështu është përshkruar filmi në momentet e para të lançimit të tij në Francë, përpara se të ndalohej zyrtarisht shikimi i tij jo vetëm në Francë, por në shumë vende në botë.

Filmi flet për dy motra, ku njëra ishte e bukur dhe e dobët,dhe tjetra e shëndoshë dhe introverte. Arsyeja pse ky film u ndalua të transmetohej, ishin skenat e tmerrshme dhe shqetësuese seksuale që kishte brenda.

4- I spit on your grave ( 1978 )

Filmi ‘ Unë pështyj mbi varrin tënd’ i krijuar në 1978, ishte një film i mbushur me skena përdhunimi dhe abuzimi që disa vëllezër i bëjnë një vajze 20 vjeçare, pasi i hynë për ti vjedhur në shtëpinë e saj.

Pasi djemtë menduan se e vranë vajzën dhe e hodhën në një liqen, ajo në fakt shpëtoi dhe vendosi mos të largohet por të kthehet për tu hakmarrë dhe e bën këtë gjë duke i kapur dhe i torturuar fizikisht ata. Filmi është ndaluar në më shumë se 10 vende në botë, për skenat e dhunës dhe abuzimit seksual që ka brenda.

5- The last house on the left (1972)

Filmi i quajtur ” shtëpia e fundit në të majtë” i krijuar në 1972 , tregon për dy vajza adoleshente, të cilat rrëmbehen nga një grup kriminelësh, që ishin mbi të gjitha edhe sadistë.

Filmi është i ndaluar për shkak të skenave të tij rrëngjethëse të mbushura me dhunë dhe abuzim të dhunshëm seksual.

Burimi: Screenrant.com