Nora harron ndarjen nga Roberti, shfaqet duke darkuar me politikanin e njohur (FOTO)

Ndarja e Nora Istrefit nga Robert Berisha pas 13 vitesh, ka qenë kryefjala e mediave rozë ditët e fundit.

Ishte Roberti i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale u shpreh se lidhja e tyre tashmë kishte marrë fund.

Së fundmi, Nora është parë duke darkuar në shoqërinë e një politikani të njohur.

 

Ai është Besnik Tahiri dhe fotografia është postuar nga vetë Nora në Instastory.

Bashkë me atë ka qenë dhe këngëtarja Jehona Sopi.

Mesa duket Nora ka vendosur ta hedhë pas krahëve lidhjen me Robertin duke pushuar e duke dalë me miqtë e saj.