Pas urdhërit të Ramës, konfirmohet dorëheqja e 4 drejtorëve në Shkodër (EMRAT)

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot këshillin Koordinues për Rajonin e Veriut në Velipojë.

Pjesë në këtë mbledhje është dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili është dhe koordinator politik i PS për qarkun Lezhë, kreu i Bahskisë Lezhë Pjerin Ndreu, Senida Mesi si dhe deputetët Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Tom Doshi.

Bëhet me dije se një nga temat që po diskutohet është dhe ajo e dorëheqjes së drejtorëve rajonalë. Ishte kryeministri Edi Rama ai që bëri thirrje që të jepnin dorëheqjen të gjithë drejtorët meshkuj, dhe sot janë konfirmuar katër prej tyre.

Kështu në mbledhjen e sotme, derimë tani janë pranuar dorëheqjet e drejtorit të Degës së Thesarit Myzafer Bushi, Hetimir Tatimor Agim Shima, ARRSH-së Shkëlqim Sterkaj dhe Drejtorit të Entit të Banesave Brian Muriqi.

Po ashtu më poshtë është lista e të gjithë drejtorëve të qarkut Shkodër që pritet të dorëhiqen në ditët e ardhshme, dhe të zëvendësohen me emra të rinj.

Kjo mbledhje vjen pas situatës së krijuar në bashkinë e Shkodrës, ku kandidati i PS-së i zgjedhur në krye të bashkisë me 30 qershor, Valdrin Pjetri u denoncua nga PD-ja dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi i dënuar në Itali. Ky fakt detyroi Pjetrin të largohet nga posti që ishte zgjedhur , duke krijuar kështu një situatë të vështirë politike në qarkun më të madh të Veriut.

LISTA E PLOTË:

1.Zyra Arsimore Shkodër- Kadri Ymeri

2.Spitali Rajonal Shkodër- Adrian Dajti

3.Hidrocentrali Vau Dejës- Luan Heta

4.Filiali Albaposta Shkodër- Edmond Emini

5.Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër- Agim Dardha

6.Drejtoria e Shendetit Publik Shkodër- Astrit Beci

7.Drejtoria Rajonale e Tatimeve Shkodër-Herion Jashari

8.Dega Rajonale e Thesarit Shkodër- Muzafer Bushaj

9.Operatori i Sistemit të Shpërndarjes- Rezart Isufi

10.KESH Shkodër, Gjon Bala dhe Elvis Murati, pergjegjesa te dy zonave

11.Enti Kombëtar i Banesave Shkodër- Brian Muriqi

12.Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve Shkodër- Jetmir Lumaj

13.ADISA Shkodër- Mirsad Sylja

14.Inspektoriati Shtetëror i Pyjeve dhe Kullotave- Mark Ndou

15.Drejtoria Rajonale e Rrugëve Shkodër- Shkelqim Sterkaj

16.Drejtoria Rajonale e Hekurudhave

17.Drejtoria e Doganave Shkodër- Bardhyl Dervishi

  1. Operatori I Sistemit te Transmetimit Shkoder- Fuat Alibali
  2. HEC Koman- Kujtim Prroni
  3. Fondi I Sigurimit te Detyrueshem Shendetesor Shkoder- Markenc Shllaku
  4. Formimi professional Shkoder-Meri Markici
  5. Rezidenca Velipoje( shtepia e pritjes)- Hekuran Gjorretaj
  6. Hipoteka Shkoder, pergjegjesi- Ilir Dibra
  7. ALUIZNI Shkoder, pergjegjesi- Genc Berhani
  8. Uzina e Telave- Llazar Berati
  9. Tregu i shumices Dobrac- Dritan Pirani
  10. Inspektorjati i Metrologjise dhe kalibrimit- Hysen Lacej
  11. Sherbimi veterinarise- Andi Bilali