Pro negociatave, ja reagimi i Ramës për Angela Merkel

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar deputetët e CDU/CSU që votuan pro hapjes së negociatave për Shqipërinë në tetor. Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i qeverisë ka falënderuar edhe kancelaren Angela Merkel.

“Faleminderit të gjithë deputetët e CDU/CSU që më në fund VOTUAN PRO HAPJES SË NEGOCIATAVE. Ata qē votuan KUNDËR do t’i bindim në çdo hap me FAKTE se SHQIPËRIA E MERITON hapjen e negociatave. FALEMINDERIT ANGELA për mbështetjen e pakursyer për SHQIPËRINË”, shkruan Rama.