Rama nis “furtunën” nga Shkodra, jep urdhër të prerë: 80% e drejtorëve të largohen

Në kohën që po zhvillohet mbledhja e qeverisë në Velipojë, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar largimin e 80 % të drejtuesve të institucioneve në Qarkun e Shkodrës.

Burime nga mbledhja për Koordinatorët e Veriut, bëjnë të ditur se kryeministri ka kërkuar vlerësimin e performancës të secilit nga institucionet.

“80% e drejtorëve do ikin. Për të gjitha bashkitë e Qarkut Shkodër do të bëhet vlerësim performance i institucioneve me varësi nga qendra. Njëkohësisht do të bëhet analizë e buxhetit të bashkive, borxhet dhe projektet aktuale që të evidentohet se ku jemi aktualisht”, mësohet se ka deklaruar Rama.

Në mbledhje janë të pranishëm Sandër Lleshaj, drejtues politik për Lezhën, kryetari i Bashkisë se Lezhës, Pjerin Ndreu dhe deputetët Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Tom Doshi.