Rama ‘zbarkon’ në Shkodër, takim me Këshillin Koordinues të Veriut. Ja kush e shoqëron

Ditën e sotme kryeministri Rama ka mbërritur në Shkodër, ku po zhvillon një takim me Këshillin Kordinues të Partisë Socialiste për Veriun.

Mësohet se takimi ka nisur dhe po mbahet në një hotel në Velipojë.

Gjithashtu në takim ka mbërritur dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, koordinatori politik i qarkut të Lezhës.

Të pranishëm janë deputetë të qarkut të Shkodrës, si Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Tom Doshi. Vihet re mungesa e ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, edhe pse është deputet i Shkodrës.