Rovena Dilo i jep fund lidhjes 4-vjeçare, ndahet papritur nga balerini disa vite më i ri

Katër vite pasi u dashurua në një spektakël me partnerin e saj të kërcimit, Rovena Dilo e gjen veten sërish single.

Këngëtarja e njohur thuhet se këngën e re të Adi Hilës me titull “Do të çmend” ia ka dedikuar pikërisht balerinit Eltion Merja, me të cilin është ndarë pas 1 viti bashkëjetesë.

E vetme ndërsa laget nga dallgët e detit, ajo shfaqet në skenat e klipit, ku natyrisht jep një mesazh për balerinin që e pati prej vitesh shumë afër, por që tani s’janë më. Madje, dy të dashuruarit që shiheshin gjithmonë bashkë kudo dhe postonin foto me shoqërinë e ngushtë në rrjetet sociale, tani e kanë fshirë njëritjetrin nga “Instagram”-i.

Sipas burimeve të “Panorama Plus”, Eltioni po kujdeset që të fshijë çdo gjurmë nga portale apo rrjetet sociale, ku shfaqej çift me Rovenën. Nuk dihet arsyeja çfarë solli në ndarjen e Rovenës nga balerini, të cilin ajo e kishte përfshirë madje në projektet e saj artistike, pasi kishte bërë deklaratën e fortë se kur e shihte tek kërcente, mbetej pa frymë.

“LOVE STORY” E ROVENËS, SI U DASHURUA ME BALERININ NDËRKOHË QË PO DIVORCOHEJ NGA ISH-FUTBOLLISTI

 

Si nisi historia e bukur e dashurisë mes Rovena Dilos dhe balerinit disa vite më të ri, Eltion Merja? Për këngëtaren dhe artisten e njohur, balerini hyri në jetën e saj fiks pas divorcit aq shumë të përfolur nga ish-futbollisti, Florian Riza. Ndarja përkoi me pranimin e ofertës nga ana e saj për të qenë një nga kërcimtaret VIP të spektaklit “Dancing Ëith the Stars”, ku kishte për partner Merjan.

Në fillim u duk se mes tyre pati vetëm kimi skenike ndërsa kërcenin si çift në garën VIP “Dancing ëith the Stars”, por duke qenë se ata vazhduan të shoqëroheshin edhe pas mbylljes së spektaklit, lidhja e tyre mori tjetër drejtim. Ata u komentuan në media si çifti me i ri i shoëbizz-it shqiptar, plot katër vite më parë. Shenja e parë që tregoi se çifti ishin në një raport më tepër se profesional ishte kartolina e Krishtlindjeve që Rovena Dilo shpërndau për ndjekësit, ku këngëtarja dhe balerini u shfaqën si çift për urimin e fundvitit. E që nga kjo atmosferë e ndërrimit të viteve në 2015-ën ku festuan si të dashur, ata nuk u ndanë asnjë ditë nga njëri-tjetri.

Gjithmonë bashkë, jo vetëm për darka e festa të gëzuara, por edhe si bashkëpunëtorë në projekte të ndryshme artistike, duke u shndërruar në ortakë me vizion të njëjtë për mënyrën e të bërit art. Vetë çifti vendosën të luanin pak me fantazinë e audiencës nëse ishin apo s’ishin bashkë, por gjithmonë kjo e parë si një lojë vetëm për sytë e publikut, sepse miqtë e mikeshat e tyre ishin dëshmitarë okularë edhe të ndonjë puthje darkave, duke treguar se ata ishin çift dhe madje një çift i lumtur. E pas katër vitesh lidhje, Rovena dhe Eltioni e konsoliduan marrëdhënien me nisjen e bashkëjetesës në Tiranë.

Ata komentoheshin si çifti që jepnin shpirtin në skenë, pasi anëtarët e jurisë së “Dancing ëith the stars”, që kryesohej nga Ilir Shaqiri, i kishin etiketuar në njëfarë mënyre si partnerët që kërcejnë me pasion e ndjenjë. Dhe ashtu si pa kuptuar, kaluan plot katër vjet që kur Rovena dhe Eltioni u njohën pikërisht në paskuintat e “DËS”, spektakël të cilit ata iu rikthyen edhe një herë si çift, për herë të dytë në këtë garë televizive, për të cilën produksioni zgjodhi më të mirët që morën pjesë në këto vite të organizimit të tij në Tiranë. Por në ndryshim nga çiftet e tjera në garë, që u rikthyen me partnerë të rinj për këtë herë të dytë, Rovena dhe Eltioni nuk u ndanë as kësaj here.

 

SEKRETI I LIDHJES VIP ME DIFERENCË MOSHE, KUR ROVENA DEKLARONTE SE KUR SHIHTE ELTIONIN MBETEJ PA FRYMË

Askush s’e besonte se do të zgjaste, por cili ishte sekreti i jetëgjatësisë së kësaj lidhjeje me diferencë moshe mes dy artistëve, që për shumë skeptikë nuk do të kalonte më shumë se tre muajt e spektaklit? Vetë Rovena e ka përshkruar indirekt ndjesinë që i jep afrimiteti me balerinin që nga njohja. Në fillim fare, e pranishme si spektaktore në një shfaqje të tij në Teatrin e Operës dhe Baletit, ajo e cilësoi atë “fryma ime”, duke shprehur kështu ndjesinë që i jepte kur shihte atë në skenë si një balerin klasik shumë të talentuar.

Dy vite më vonë, ata u bënë bashkë për një projekt artistik, ku të ftuar për herë të parë në një studio televizive, pikërisht “Top Shoë”, Rovena nuk e pohoi, por as e mohoi lidhjen. Ndërsa në një tjetër rrëfim si e ftuar në “Xing me Ermalin”, ajo e konsideroi Eltionin një person aq të rëndësishëm, pa të cilin s’do t’ia dilte në skenën e kërcimit, pasi ka në dorë suksesin e saj në këtë garë. Nga ana e tij, Eltioni me shaka u shpreh se “i jep dru” Rovenës gjatë provave, pasi vetëm kështu mund të arrinte synimin që i kanë vënë vetes.

Të gjitha këto nëntekste të deklaratave të tyre dhe fotot bashkë në çdo event të mundshëm, theksuan faktin që marrëdhënia e tyre ishte shumë e ngushtë dhe pasionante. Natyrisht që Eltioni iu gjend pranë edhe në rikthimin e saj në koncertin “Diva shoë”, së bashku me Irma Libohovën, Eneda Tarifën e Besa Kokëdhimën. Përveç “Diva shoë”, ajo tha se kishte shumë dëshirë të realizonte edhe dy projekte të tjera, ku nuk la pa përmendur Eltionin si krahun e saj të djathtë.

E natyrisht, nga gjithë kjo histori, ajo që foli me pasion për balerinin ishte Rovena. E pyetur se çfarë do të thoshte për marrëdhënien e tyre, Rovena si mjeshtre e fjalës i habiti të gjithë me mënyrën poetike kur shprehej për të: “Ai është shoku im shumë i mirë. E para, unë atë e adhuroj. Ai është për mua balerini më i mirë kontemporan në Shqipëri. Kur e shikoj Eltion Merjen të performojë, unë mbetem pa frymë, e them gjithmonë këtë gjë.

Ndërsa në një tjetër rrëfim televiziv, balerini la të nënkuptohej se ata bashkëjetonin, duke treguar se “ai ulet dhe punon”, teksa Rovena “fle gjumë”. Këngëtarja ndërhyri duke thënë se “kur fle lutet që Eltioni të ketë sa më shumë frymëzim e suksese. “Rri pa gjumë dhe mendoj e them: O Zot, ndihmoje Token (siç i flet ajo dhe miqtë me përkëdheli) dhe jepi fuqi dhe frymëzoje!” – u shpreh Rovena duke shprehur gjithashtu se e adhuron profesionalizmin e tij si balerin. A nuk ishte kjo e gjitha një deklaratë e pastër dashurie? Le të shohim se çfarë do të thonë tani e tutje ata për njëri-tjetrin publikisht, apo do ta lënë gjithçka të harrohet në heshtje.