Seanca maratonë, Tahiri lë pa fjalë prokurorin, nxjerr e-mailin konfidencial për Habilajt

Të tjera detaje vijojnë të dalin nga seanca gjyqësore maratonë që po zhvillohet te Krimet e Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg.

Mësohet se ish-ministri Tahiri ka nxjerrë përpara trupit gjykues një e-mail që Gjergj Kohila, ish-shefi i Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Vlorë, I cilësuar si I pandehur në këtë çështje, i ka dërguar prokurorit i cili sot kërkon 12 vite burg për Tahirin.

Është fjala për prokurorin Dritan Prençi, të cilit Kohila i ka dërguar një e-mail konfidencial ku kallëzon vëllezërit Habilaj dhe i kërkon që Habilajt të merren në përgjegjësi penale e ndaj tyre të fillojë çështja penale.

Mirëpo, si për ironi, ky prokuror kërkoi përgjegjësi penale për Kohilën duke e akuzuar për trafik droge në bashkëpunim me Habiljat.

Ky e-mail i nxjerrë nga Tahiri, ka gjetur të papërgatitur organin e akuzës e veçanërisht prokurorin Dritan Prençi i cili ka mbetur pa fjalë pas kësaj.

Pavarësisht se Tahiri përfaqësohet nga avokati Maks Haxhia, sot ai ka përgatitur vetë mbrojtjen e tij duke surprizuar sallën. Newsbomb.al