Sherr me thika mes disa të rinjve në Vlorë, një i plagosur

Një sherr me thika ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.

Mësohet se në sherrin që degjeneroi më pas në përdorimin e thikave u përfshinë disa të rinj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.30 të mëngjesit, në rrethana ende të paqarta.

Bëhet me dije se një person i plagosur me thikë është dërguar në spital dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.