Si të dalësh fitimtar në “Lojën e Jetës”…/Një këshillë që as shoku i ngushtë s’ta jep dot!

Më 18 Dhjetor, 1988, 25 vjet pasi shkrimet e tij ishin klasifikuar kundra regjimit sovietik, në vendlindjen, Rusi, dhe pak muaj pasi fitoi çmimin Nobel në Letërsi, Joseph Brodsky ngjiti podiumin e Universitetit të Michinganit për të mbajtur para studentëve të sapo diplomuar fjalimin më të bukur të kohërave, i cili, edhe sot konsiderohet si një kryevepër e zhanrit.

Ja çfarë u tha Brodsky studentëve:

Me çdo kusht përpiquni t’ia kurseni vetes statusin e viktimës. Nga të gjitha pjesët e trupit tuaj, jini më vigjilent ndaj gishtit tuaj tregues, sepse është i etur për të fajësuar të tjerët. Një gisht i drejtuar është logoja e viktimës. Pa marrë parasysh se sa e vështirë mund të jetë gjendja juaj, mos fajëso asgjë dhe asnjë: as historinë, as shtetin, as eprorët, racën, prindërit, fazat e hënës, fëmijërinë, trajnimin etj. Menuja është e gjatë dhe e lodhshme.

Momentin që e vendosni fajin diku, ju e minoni vendosmërinë tuaj për të ndryshuar ndonjë gjë. Në fund të fundit, viktimizimi i vetes na josh me ëmbëlsinë e tij. Ky rol imponon dhembshuri, i bën të tjerët të kenë mëshirë për ty, ju dallon nga fatet e tjera.

Natyrisht, kjo është terapeutike dhe, duke pasur parasysh kufizimin e burimeve, ndoshta edhe për të përmbushur nevojat bazike jetësore, kështu që për mungesën e një identiteti më të mirë, mund edhe ta përqafosh rolin e viktimës – por përpiqu dhe bëj çmos ta kundërshtosh atë.

Sadoqë të jetë i mjaftueshëm dhe i pakundërshtueshëm fakti se mund të gjendeni në anën e përmbysur të fatit, mohojeni komoditetin e rolit të viktimës për sa kohë që keni respekt për veten, për sa kohë që buzët tuaja mund të thonë “Jo”.

Në tërësi, përpiquni ta respektoni jetën jo vetëm për bukuritë por edhe për vështirësitë e saj. Ato janë pjesë e lojës. Sa herë që jeni në vështirësi, në ndonjë hall, në prag të dëshpërimit ose në dëshpërim, mbani mend: kjo është jeta që flet me ju në gjuhën e vetme që njeh mirë.

Përpiquni të mbani mend se dinjiteti njerëzor është një nocion i përplotshëm, jo i pjesëzuar, që nuk aplikohet vetëm në disa raste të veçanta të posaçme.

Nëse ju e gjeni këtë argumentim paksa në anën e gabuar, mendoni të paktën se duke e konsideruar veten një viktimë ju e zmadhoni boshllëkun e papërgjegjshmërisë brenda vetes që demonët ose demagogët e duan kaq shumë për ta mbushur, meqë një vullnet me paterica nuk është i denjë për engjëjt./Super Shendeti