Sot 18 vjet nga sulmi i kullave binjake në SHBA, tragjedia që tronditi botën

Të gjithë e mbajnë mend  11 shtatorin e vitit 2001, kur një sulm i tmerrshëm terrorist ndaj kullave binjake në New York, tronditi jo vetëm SHBA, por mbarë botën.

Terroristët rrëmbyen aeroplanët duke sulmuar dhe shembur kullat binjake në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania ku humbën jetën më shumë se tre mijë njerëz.

Përgjegjës për këtë sulm ishte organizata terroriste Al Qaeda, që vepronte kryesisht në Afganistan.

Pas këtij sulmi, SHBA dhe aleatët sulmuan trupat terroristë të Al Qaedas në Afganistan për ti dhënë botës një jetë më të sigurt, ndërsa pas disa viteve trupat amerikane vranë dhe liderin terrorist Bin Laden, i cili ishte strehuar në Pakistan me familjen e tij.

Ekspertët shprehen se 11 shtatori 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë.

Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA kundër terrorizmit.