U kap me kokainë në organet gjenitale, kush është kandidati për Këshillin Bashkiak të Tiranës (EMRI)

Policia e Sarandës ka arrestuar sot paradite 36-vjecarin Shefqet Karabrahimi, i cili u kap me kokainë në makinë.

Karabrahimi gjatë momentit që është ndaluar nga policia mësohet se e kishte fshehur sasinë e drogës në organet gjenitale.

Shefqet Karabrahimi ka qenë kandidat për Këshillin Bashkiak të Tiranës në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, i propozuar nga Partia Reforma Demokratike.

Ai u arrestua sot në vendin e quajtur ‘Ura e Kranesë’, teksa vinte  me mjetin e tij nga Tirana për në Sarandë.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Nga shërbimet policore, seksioni i krimit të organizuar në Sarandë është bërë arrestimi në flagrancë i 36-vjeçarit me inicialet Sh. K., lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë në vendin e quajtur Ura e Kranesë, ku 36-vjeçari po udhëtonte me mjetin e tij nga Tirana për në Sarandë.

Nga kontrolli i imtësishëm i mjetit dhe i personit i është gjetur një sasi prej 50 gram kokainë, të cilën për të mos u zbuluar nga ndonjë kontroll i mundshëm gjatë rrugës e kishte fshehur në organet e tij gjenitale.