Uefa nuk ‘beson’ performancën brilante të Hysajt, ja çfarë ndodhi menjëherë pas ndeshjes

Menjëherë pas ndeshjes së mbrëmshme me Islandën, Elseid Hysaj pasi ka folur për mediat, u lajmërua se u kërkua nga antidopingu, për të bërë provën e urinës.

Mesa duket as UEFA nuk e ka besuar performancën spektakolare të mbrojtësit shkodran, i cili ndër të tjera shënoi dhe golin e parë kuqezi në karrierë me Kombëtaren Shqiptare.

Hysaj u largua nga fusha e lojës 20 minuta para mbylljes së takimit, pasi në këmbët e tij po ndihej lodhja si dhe një tërheqje muskulare.