Vajza e Jozefina Topallit nënë për herë të parë, publikon foton e ëmbël me bebin

Megi Topalli, vajza e kryeparlamentares Jozefina Topalli u bë nënë për herë të parë përpara një muaji.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Megi, e cila ka publikuar një fotografi duke dalë me karrocë nga liqeni i Tiranës së bashku me qenin e saj.

Megi nuk e ka zbuluar gjininë apo emrin e foshnjes por kanë qenë të njohurit të cilët nëpërmjet komenteve shkruajne se foshnja është djalë dhe quhet Nikola.

Edhe pse ka vetëm pak kohë që ka lindur, ajo shfaqet në formë.

Kujtojmë se lidhja e saj u bë publike vetëm pak kohë më parë, teksa u fotografua në rrugët e Tiranës me partnerin Angjelin Serreqi, pinjoll i një familje shkodrane, i cili ka jetuar për shumë vite në Itali dhe ka studiuar per shkenca kompjuterike.

Gjithashtu u zbulua se ata jetojnë prej disa muajsh bashkë.