Veliaj gjobit Ferrarin e Noizyt? Ndjekësit e ‘thumbojnë’ keq: Po ku i plas b*tha atij mër..(FOTO)

Ditën e sotme kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqej një polic bashkiak që i vendoste gjobë një makine të tipit Ferrari.

“Bo bo bo! Bën gabim për vete – po bëhesh shembull i keq dhe për shoferët e 2019- ës! Shiko tabelën!Sot notën 4, nesër qytetar model!”, shkruan Veliaj.

Menjëherë pas fotos së publikuar, kanë reaguar dhjetëra ndjekës, të cilët me komentet e tyre ngrejnë dyshimet se Ferrari i përket reperit Noizy.

“O lali pse i posto kto makinat e mira ca do me tregu me kte ..a nuk jan rob si tjerët dhe kto që i poston sikur po bëni ndonje heroizëm”, shkruan një prej ndjekësve.

“Po ku po i plas by*a ati për gjobë mer”, shkruan një tjetër.

“Noizy e jotja është?”, shkruan një nga komentuesit duke etiketuar edhe reperin.