Vendimi për Saimir Tahirin, reagon për herë të parë Prokuroria

Pas vendimit të Gjykatës ditën e djeshme, e cila e dënoi ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri me 3.4 vjet shërbim prove, ka ardhur dhe reagimi i parë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Me anë të një deklarate për mediat, Prokuroria bën me dije se do të apelojë vendimin pasi e quan detyrim ligjor ankimimin e këtij vendimi.

“Ne do ta apelojmë vendimin. Ankimimi është detyrim ligjor”, thekson prokuroria.

Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 3.4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm por këto i kthehen në 3 vite shërbim prove.

Më herët, prokuroria kërkoi 12 vite burg për Tahirin.