Zhytje në të kaluarën/ Grida Duma rrëfen të pathënat e adoleshencës

Një rrëfim pas në kohë. Kjo ka ndodhur me ish deputeten e Partisë Demokratike, Grida Duma. Ajo ka treguar në Top Channel për adoleshencën e saj, kur studionte për violinë, nuk ishte e lehtë  dhe nuk ia doli mbanë të jepte më të mirën. Ajo ka rrëfyer vështirësitë e të pasurit të një nëne mësuese, kur i duhej të studionte me orë të tëra.

“Është e tmerrshme të kesh mamin mësuese në shtëpi. Unë dilja në provim dhe ajo ishte pjesë e komisionit, pastaj ishte shumë e emocionuar dhe largohej, por sapo largohej i thoshte njërës prej zyshave aty, se donte të tregonte që ishte më kërkuese se ato vet dhe nuk më ka ndodhur njëherë të vetme të marrë një rezultat maksimal, megjithëse torturohesha.

Vinte koha e plazhit dhe tek oborri i shtëpisë time vinin kushërinjtë që do bëheshin gati, unë i dëgjoja që ata luanin me top unë vazhdoja studioja violinë se duhet të bëja orët e violinës. Kushdo që mendon se arti është një gjë e thjeshtë, është gjëja më e vështirë për tu perfeksionuar. Unë e mbaj mend që fëmijë e sot që studimi i violinës ka qenë më i vështiri që kam bërë, 4-5 orë në ditë dhe nuk ja dola!”, është shprehur ish deputetja e Partisë Demokratike.