Aksident fatal në autostradën Tiranë-Durrës, vdes 19-vjeçari, plagosen 2 të tjerë

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si për pasojë ka humbur jetën një 19-vjeçar dhe janë plagosur dy persona të tjerë.

Si shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Në autostradën Vorë- Tiranë si pasojë e lagështirës janë përplasur 2 automjete, për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri i njërit prej automjeteve shtetasi K.H.,19 vjeç, ndërsa drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi D.R. dhe pasagjeri F.Xh. u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.