Çfarë do të thotë kur shikoni veten tuaj shtatzënë? Mësojeni kuptimin njëherë e mirë


Të shohësh në ëndërr veten shtatzënë, është një ndër ëndrrat më të zakonshme për vajzat. Ndonjëherë të duket aq reale, sa në mëngjes kur zgjohesh prek barkun për t’u siguruar nëse është e vërtetë ose jo. Stephanie Gailing, një analiste ëndrrash shpjegon kuptimin e shtatzënisë në ëndërr.

Nëse ëndërroni një shtatzëni të paplanifikuar kjo do të thotë se keni mungesë besimi për të ardhmen tuaj.

Nëse ëndërroni një shtatzëni të lumtur, kjo mund të tregojë dëshirën e madhe që keni për t’u bërë nënë.

Ndonjëherë, ajo që keni frikë të ndodhë në realitet ju shfaqet në ëndërr. Nëse nuk dëshironi ende fëmijë, por shikoni veten shtatzënë, atëherë kjo do të thotë se keni frikë të merrni përgjegjësi të reja.