Çfarë u tha në takimin mes Albin Kurtit dhe Përfaqësuesit Special amerikan?

Richard Grenell,Përfaqësues Special i presidentit të SHBA-ve, për dialogun Kosovë-Serbi po  zhvillon një vizitë në Kosovë ku u takua me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe anëtarin e Kryesisë, Glauk Konjufca.

Gjatë takimit në ambientet e ambasadës së SHBA-së në Kosovë,Grenell ka uruar udhëheqësit e Vetëvendosjes për rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Gjatë një postimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë detaje të tjera rreth këtij takimi.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Albin  Kurti pohoi se përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa vetë afati kohor. Mes tjerash, i dërguari special i SHBA për dialogun i tha Kurtit se niveli i lartë i korrupsionit, është një tjetër plagë me të cilën po përballet Kosova.