Dalin rezultatet e analizave, zbulohet shkaku i helmimit të 60 nxënësve në Postribë

Pesë ditë pas ngjarjes së rëndë ku mbi 60 nxënës përfunduan në spital nga helmimi, kampionët e marrë nga Drejtoria e Shëndetit Publik Shkodër për analizë kanë nxjerrë se shkaku i cili nxënësit u helmuan ishte salmonella në ushqimin e konsumuar.

Pasi shfaqën simptoma helmimi të shoqëruara me marrje mendsh dhe të vjella, 60 nxënës nga shkolla “Adem Haxhia” në Postribë morën ndihmë në spitalin e Shkodrës.

Disa prej nxënësve është pse kishin marrë ndihmën e parë në spital u rikthyen më vonë për shkak të përkeqësimit të situatës. Ata dyshohet se kishin konsumuar ushqime në një “Fast food” pranë shkollës.