“E kemi fuqinë” vjen ‘kërcënimi’ i Alibeajt: Opozita e merr pushtetin dhe me forcë, e rrëzojmë Ramën dhe me luftë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka komentuar ditën e djeshme aksionin opozitar.

Ai shton se pas vendimit të Bashkimit Europian për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë, Rama duhet të ishte i pari që të jeptë dorëheqjen.

Në një intervistë për Abc News, Alibeaj është shprehur se pengesa e parë për të hyrë në europë është kryeministri Rama.

Ndër të tjera ai shton se opozita mund ta marrë pushtetin dhe me forcë, mund të rrëzojnë Ramën dhe me luftë pasi e kanë fuqinë por nuk e duan një gjë të tillë, pasi kërkojnë ta marrin pushtetin përmes reformave të lira dhe demokratike.

“Rama duhej të ishte i pari që duhej të jepte dorëheqjen. Ne jemi vendosur për ta larguar, për ta hequr atë nga rruga e shqiptarëve drejt Europës. Kemi më shumë se 8 muaj, që kur filluam protestat për largimin e tij… Ky person nuk pranon të jap dorëheqje. Për këtë njeri të përmbyset komplet, shi e rrebesh, këtij i lind dielli. Dielli i korrupsionit do të lind domethënë dhe ne do të vijojmë aksionin opozitar me protesta masive, me çfardollojë mjeti për rrëzimin e tij. Unë besoj se edhe gjatë protestave të kaluara ne kemi arritur diçka.

Nëse në fillim këto lëvizjet antisistem të opozitës që nuk njihte Europa sepse kërkonte stabilitet, tani më nuk janë më problem pasi janë të nevojshme për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Opozita mund ta marri pushtetin edhe me forcë, mund ta rrëzojmë Edi Ramën me luftë ose me përballje, e kemi fuqinë, ne kemi shqiptarëtme vete, por nuk e duam një gjë të tillë. Ne kërkojmë ta marrim pushtetin përmës reformave të lira dhe demokratike”, deklaroi Alibeaj.