Greqi/ ‘Ekspertë në grabitje’, kapen në flagarancë shqiptari i arratisur nga burgu dhe gardiani grek

Një gardian burgu dhe një ish- i burgosur shqiptar kanë arrestuar pas i në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin grabitje të armatosura.

Gardiani, një 53-vjeçar grek dhe shqiptari, u kapën në flagrancë teksa po kryenin një plaçkitje në një dyqan në Alimos. 49-vjeçari shqiptar ishte arratisur nga burgu ku po vuante dënimin duke shkelur lejen 3-ditore që i ishte dhënë.

Sipas policisë, autorët përdornin lloje të ndryshme maskimi, si paruke, hundë silikoni dhe kapele për të fshehur pamjen e tyre të vërtetë ndërsa përdorinin motoçikleta të vjedhur për t’u larguar nga vendi i krimit.

Gjatë operacionit për arrestimin e tyre, policia greke gjeti dhe konfiskoi: një pistoletë, fishekë, maskime të ndryshme, një uniformë policie, një çekiç dhe një kasketë motori.