Habit Roza Lati, puth në buzë gazetarin e njohur në mes të emisionit (VIDEO)

Roza Lati është një nga moderatoret më të njohura në ekranin shqiptar.

E komentuar për natyrën e saj të hapur dhe pa komplekse, këtë herë ajo i ka befasuar sërish teleshikuesit, pasi ka puthur në buzë gazetarin Ronaldo Sharka të cilin e kishte të ftuar në emisionin e saj “Why Not?”.

Jo për të bërë qejfin se i kam inat këto njerëzit lajkatarë që të marrin me të mira, por goca si ty i duhen më shumë showbizit shqiptar dhe jo vetëm. Pa komplekse, me një super guxim. Të kam ndjekur që në fillim, lija punët për të të parë”, u shpreh Ronaldo Sharka për Rozën gjatë intervistës.

Në këtë moment Roza nuk ka rezistuar aspak duke u ngritur për ta puthur në buzë Ronaldon, moment i papritur ky që mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

“O zot është një fans i vërtetë” , është shprehur Roza, për të cilën kjo puthje në buzë në mes të emisionit nuk është e para, pasi dikur ka puthur edhe reperin Fero, duke i lënë të gjithë me gojë hapur.

 

 

View this post on Instagram

 

Na ndiqni në @rtvora | @roza_lati | @why_not_show 😍

A post shared by SHARK (@ronaldosharka) on