I dënuar për trafikimin e 26 kg lëndë narkotike, zbulohet identiteti i të riut që u plagos në burgun e Rrogozhinës

Një përleshje mes të dënuarve ka ndodhur sot në burgun e Rrogozhinës. I plagosur ka mbetur shtetasi Bajram Myftaraj 26 vjeç. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Mësohet se Myftaraj ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Rrogozhinës për trafik droge në Portin e Durrësit. Ai është arrestuar më datë 12 nëntor 2016.

MPB shpjegon detajet, ku shprehet se “Arrestimi Bajram Myftaraj u bë pasi në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip Renault me targa AA 277 PF që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 94 pako me peshë rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuana”.