Itali/ Vendoset në pranga “Ducja” shqiptare, autor i disa vjedhjeve

Karabinierët e Rivolit kanë  arrestuar mbrëmjen e sotme 6 persona.

Në pranga ka rënë edhe kreu i bandës  29- vjeçari I vetëquajtur “Duce”  i cili  planifikonte dhe organizonte vjedhjen e vilave kryesisht të izoluara në provincat e Torinos, Biella, Novara dhe Perugia.

Operacioni i karabinierëve është ende në zhvillim, duke synuar mposhtjen e bandës së hajdutëve të armatosur me shkopinj dhe thika që plaçkitnin vila dhe shtëpi të izoluara ndërsa pronarët flinin. Ekipi përbëhej nga 3 deri në 4 persona. 6 shqiptarë dhe 1 italian të dyshuar janë arrestuar, përveç 11 të tjerëve që ndiqen penalisht.