Jennifer Lopez në telashe, paditet 150.000 dollarë pasi postoi këtë foto

Jennifer Lopez, një njeri aspak i zakontë, e ka të pamundur të mos shëtisë rrugëve larg syrit zhbirues të paparacëve.

Por si për ironi, nëse këta të fundit mund ta fotografojnë kurdo dhe t’i publikojnë kudo fotografitë e saj, për J.Lo është ndryshe. Së fundmi, ajo thuhet se është akuzuar për shkelje të të drejtave të autorit dhe është paditur 150,000 dollarë.

Për çfarë bëhet fjalë?

Dy vite më parë, Lopez postoi një foto teksa ecte përdore me partnerin Alex Rodriguez. Tani, është paditur në gjykatë për shkak se e publikoi foton pa miratimin e fotografit.

Në dokumentet e paraqitura në gjykatë, të siguruara nga E!, Splash News, një agjenci lajmesh dhe fotografish me bazë në Los Angeles, kërkon 150,000 dollarë nga J.Lo.

“Fotografia është kreative dhe e veçantë,” argumenton kompania, e cila vendos theksin te fama e Lopez-it dhe cilësia vizuale e fotografisë.

“Por përdorimi i paautorizuar dëmton tregun ekzistues dhe të ardhshëm të fotografisë origjinale,” shkruhet në dokument. “Postimi në Instagram e bëri të disponueshme për dhjetëra e miliona ndjekës të Lopez,” shtohet më pas, ku sigurisht përmendet edhe fakti se fotoja u përdor nga shumë media.

Jennifer Lopez nuk ka reaguar në lidhje me situatën.

Revista Anabel