Kadare nuk fiton sërish/ Ndahen çmimet Nobel në Letërsi, ja kush janë fituesit

Shkrimtarja dhe aktivistja polake Olga Tokarczuk u shpall fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2018, ndërsa shkrimtari austriak Peter Handke, e mori këtë çmim për vitin 2019.

Akadamia Suedeze sapo shpalli emrat e rinj të shkrimtarëve që i shtohen listës së nobelistëve në Letërsi.

Edhe këtë vit emri i shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare ishte në mesin e favoritëve, por pa mundur ta fitojë këtë çmim.

Akadamia Suedeze akordoi dy çmimet pasi vitin që shkoi nuk i shpërndau çmimet Nobel për shkak të një skandali seksual që përfshiu disa emra të kësaj akademie prestigjoze.

Shkrimtari më i njohur shqiptar në botë për të disatin vit ishte në listën favorite të çmimeve Nobel në Letërsi.

Emri i tij qarkullon në listën e akademisë suedeze që akordon çmimet më të larta në Letërsi që në fillim të viteve ’90, kur Shqipëria doli nga regjimi komunist dhe Kadare nisi të botohej gjërësisht në rreth 30 gjuhë të botës.

Gazeta Mapo